Rrëfimi i trishtë i një nëne: Më ktheni vajzën, po e shfrytëzojnë si prostitutë!

Aktualitet

ermira-20-vjecNjë histori e trishtë vjen për publikun shqiptar ditën e sotme. Ermira, 20-vjec mësohet se është larguar drejt Italisë pa lënë gjurmë, pasi braktisi bashkëshortin dhe djalin 2-vjeçar pas dhunës në familje. Ajo e sjell këtë histori në emisionin “Me Zemër të Hapur” nga nëna e saj, Lindita Lamaj, e cila ka dyshime të forta që Ermira po shfrytëzohet si prostitutë në shtetin italian.

Përmes një rrëfimi rrëqethës për jetën e së bijës, nëna i kërkon të kthehet pranë të birit 2-vjeç.

Si ka qenë fëmijëria e Ermirës?

Ermira është rritur me gjyshër si nga anët e burrit edhe nga ana ime. Ajo ka qenë një tip i ndrydhur. Ajo ka dashur të bëhet balerinë ose volejbolliste. Është e gjatë në trup. Me ato mundësi që kisha e çoja në shkollë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E keni ndrydhur ju apo ka qenë nga natyra?

Ajo ka qenë ashtu si tip. Kur ka qenë 6 vjeç ajo ka parë dhunë. Ka parë sesi rrihej nëna e saj me rripin e pantallonave. Unë isha në atë kasolle ku jetoj dhe sot. Ai i nxirrte jashtë, dhe ata shihnin nga dritarja e kasolles, kur burri më rrihte. Unë kam 15 ditë që fle në urgjencën e spitalit. Kam kaluar në bronko-pneumoni se flija në çimento. Ermira duke u rritur, u bë e distancuar. Unë doja që vajza ime ët shkollohej. Doja që ajo të ishte dikushi. Nuk doja që jeta e Ermirës të bëhej kështu.

Çfarë ndodhi në moshën e adoleshencës?

Kur ishte në vitin e parë dikush e mori në telefon. Ajo kishte një telefon të thjeshtë, me lojëra. Dhe unë kujtoja se luante. Por ajo kishte rënë pre e një tutori, dhe dhunohej psikologjikisht. Ky person ishte 30 vjeç. Shkova në shkollë ta kërkoja, po nuk ishte aty. Kur shkova në shtëpi, e gjeta me shishen e rakisë në dorë, dhe me cigare. Ajo më tregoi se kishte rënë pre e abuzimit seksual.

Pse nuk bëtë denoncim?

Sepse ishte në një moshë të vogël. Ne flisnim me një psikolog në atë kohë. Dhe i kërkova ndihmë si mund të mbështesja vajzën.

Nuk të rekomandoi psikologu të denoncoje rastin?

Vajza ishte e vogël, dhe nuk donte të merrej vesh. Vajza nuk i dinte as emrin. Por ai e mori në makinë, dhe abuzoi me të.

ME TE LEXUARAT