E ‘’pashpirt’’ merr titullin e parë, shikoni reagimin surprizues të Rozana Radit

Showbiz

‘’Kënga Magjike 2016’’ nderoi me cmimin e parë Rozana Radi me këngën “Ma thuaj ti”. Me çmimin e vendit të dytë u vlerësua Anxhela Peristeri, ndërsa me të tretin Arilena Ara.

Presidenti i Televizionit Klan, Aleksandër Frangaj u dorëzoi trofeun fituesve të tre çmimeve të para, duke vlerësuar bashkëpunimin me Ardit Gjebrenë në këtë superproduksion.

Në skenën e madhe të Pallatit të Koncerteve u ngjitën 21 artistë. Për secilin prej tyre, produksioni, si edhe në edicionet e kaluara ndau nga një çmim sipas kategorive ku konkurronin.

Kështu, përformanca më e mirë shkoi për Soni Malaj dhe këngën e saj “Për vete më mbaj”. Zëri më i mirë femëror u shpall Flaka Krelani, ndërsa vokali më i mirë mashkull shkoi për Valon Shehun.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kënga “Nëntori” e kënduar nga Arilena Ara rrëmbeu çmimin e baladës më të mirë, ndërsa çmimi i kritikës u fitua nga Tuna. Aler Band dhe Klea fituan çmimin special të dhënë nga Televizioni Klan.

Nën drejtimin e Ardit Gjebreas dhe Elia Zaharia Zogu, “Kënga Magjike” u zhvillua për tre netë në Pallatin e Koncerteve.

Në një transmetim të drejtpërdrejt në ekranin e Televizionit Klan, ky festival mbylli kështu edicionin e 18 për këngën më të mirë të muzikës së lehtë shqiptare, për vitin 2016.

“Kënga Magjike” u kurua nga skenografi i Sanremos, Gaetano Castelli, drejtori i fotografisë në Rai, Guiseppe Quini dhe nën regjinë e Aldon Lipes./tvklan/

https://youtu.be/WwPWD2ystzQ

ME TE LEXUARAT