Flet për herë të parë babai i Kristi Panajotit: Ishte shëtitja e fundit e djalit tim

Aktualitet

babai-kristitNë një rrëfim të ndjerë për emisionin ‘Pasdite në Top Channel”, Renato Panajoti, babai i 18-vjeçarit Kristi Panajoti i cili rreth një javë më parë humbi jetën në Vlorë pasi makina me të cilën udhëtonte ra në një gropë, tregoi për herë të parë për dramën që ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por të gjithë qytetin.

“Ishte shëtitja e fundit e djalit tim.”- u shpreh ai i prekur, pasi u pyet nga moderatorja Jonida Shehu mbi ndodhitë e asaj nate.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Babai i Kristit të ndjerë u shpreh se ai nuk ndodhej në qytet atë mbrëmjes dhe se fillimisht e lajmëruan që duhej të kthehej në Vlorë, pasi i biri nuk ndihej mirë dhe ishte në spital.

Pas telefonatash të shumta, një prej nipërve i tha se djali i tij kishte humbur jetën në një aksident.

“Me tha që djali ka vdekur në aksident. Nuk e besova, akoma nuk e besoj.”- u shpreh ai duke shtuar se i dukej e pabesueshme duke qenë se gjithnjë i kishte mësuar djemtë që të ecnin me kujdes me makinë dhe të respektonin të gjitha rregullat.

Renato Panajoti tregoi se ditën pas aksidentit, kishte shkuar vetë në vendngjarje dhe kishte konstatuar se përveç një tabele të vogël të mbuluar me baltë, pranë gropës së hapur në mesin e një rruge nga firma e ndërtimit, nuk kishte asnjë sinjalistikë që të paralajmëronte rrezikun.

I pyetur për deklaratën e vetgjyqësisë që bëri në videon që rrënqethi rrjetet sociale, babai i 18-vjeçarit u shpreh:

“Nuk e kam shpresën që përgjegjësi do të dalë para drejtësisë, ndaj unë nuk e lë me kaq. Do zgjedh rrugën më qytetare të mundshme.”

Ai tha se ështe thelbësore që shoqëria civile të bashkohet dhe të kërkojë të drejtën e saj, që shteti t’i mbrojë qytetarët e tij.

“Kristi kishte shumë ëndrra, por ia lanë përgjysmë. Nuk dua që t’i ndodhë dhe dikujt tjetër kjo. Kam dëshirë që Kristi im të jetë shkëndija për një të ardhme akoma më të mirë.”- u shpreh ai, pasi shtoi se për bashkëshortene tij, nuk ka ngushëllim.

ME TE LEXUARAT