Reali i dyti në grup, Dortmund merr barazim në “Bernabeu”

Sport

Një gol në minutën e 88 nga Reus në “Bernabeu” ka bërë që Reali i Madridit ta mbyllë në vendin e dytë fazën e grupeve të Champions League.

Dortmundi ndali në shtëpi Realin e Zidane në një barazim 2-2, duke marrë vendin e parë në grupin F. Edhe pse ishte në avazntazhin e dy golave, Reali nuk arriti të fitonte në një ndeshje mjaft të vështirë për ta ndaj Dortmundit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Francezi Benzema shënoi dy herë, në minutën e 28 dhe të 53-të, ndërsa Aubameyang ngushtoi shifrat fillimisht në të 61-ën, ndërsa dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Reus i dha barazimin gjermanëve në “Bernabeu”. Tashmë Reali i Mdridit rrezikon një kundërshtar më të vështirë në fazën e ardhshme të këtij kompeticioni.

Nga ky grup, është Legia Warszawa skuadra që shkon në Europa League, duke qenë se fitoi ndeshjen e fundit 1-0 në shtëpi ndaj Sportingut.

Juventusi fitoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Dinamos së Zagrebit në “Juventus Stadium”, duke zyrtarizuar vendin e parë në grup.

Sevilla renditet e dyta në grupin H, ndërsa Lyon shkon në Europa League. Këto dy ekipe e mbyllën në barazim pa gola ndeshjen mes tyre.

ME TE LEXUARAT