Real-Dortmund, Mario Götze nuk udhëton me skuadrën

Sport

mario-gotzeBorussia Dortmund është nisur pa një kampion bote në Madrid për ndeshjen e nesërme në Champions League.

Lojtari i cili do t’u mungojë verdhezinjve kundër Real Madrid-it për sfidën e tyre të fundit në fazën e grupeve është Mario Götze.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sulmuesi i kombëtares gjermane ka probleme me gjurin dhe mjekët e klubit sot as që e konsideruan udhëtimin për në kryeqytetin spanjoll.

Në fitoren 4-1 ndaj ‘Gladbach-ut Götze gjithashtu ishte në stol për 90’, por pritet që ai të jetë gati për ndeshjen e së shtunës në Köln.

Përballja e gjermanëve me kampionët e Evropës do të jetë vendimtare për renditjen në grupin F. Dortmund aktualisht kryeson me dy pikë më shumë se madrilenët, kështu që barazimi është i mjaftueshëm për djemtë e teknikut Thomas Tuchel.

Madje, do të ishte një rrugëtim spektakolar dhe një kualifikim plotësisht i merituar për nënkampionët e Gjermanisë, tashmë të mësuar në Evropë.

“Një rezultat pozitiv do të përmbyllte fazën e jashtëzakonshme të grupeve për ne”, – u shpreh drejtori sportiv Michael Zorc.

ME TE LEXUARAT