Kërkohet burg përjetë për "kapasin e ballkanit" Ratko Mlladic

Bota

Prokurorët e Kombeve të Bashkuara kanë kërkuar dënim të përjetshëm për Ratko Mlladiç kriminelin e luftës, të dënuar për genocid dhe të tjera krime kundër njerëzimit.

Bashkë me ish-liderin serb Radovan Karaxhiç, ata ishin pjesë e fushatës spastruese ndaj myslimanëve të Srebrenicës. Gjykata pritet të japë vendimin vitin e ardhshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kundër 74-vjeçarit rëndojnë 11 akuza për krime lufte, përfshirë dy akuza për genocide, pasi ai u përpoq të ndërtonte një shtet etnikisht të pastër serb. Por masakra që kreu së bashku me Karaxhic, mbetet një nga plagët më të mëdha të historisë, e cilësuar si masakra më e rëndë në Europë që prej luftës së dytë botërore.

Pala akuzuese ka prova materiale filmike ku kuptohet se Mlladic ka dhënë personalisht urdhrin dhe miratimin e masakrës. Avokatët mbrojtës të të akuzuarit do të japin deklaratat e tyre përfundimtare para se tre gjyqtarët e çështjes të japin vendimin.

I etiketuar edhe si “Kasapi i Srebrenicës”, vetë Mlladic pretendon se është i pafajshëm dhe qëndron i ftohtë edhe në seancat gjyqësore të tij. Gjyqi i tij, i cili filloi më shumë se katër vjet më parë, është rasti i fundit ende në proces në gjykate.

Në mesin e orkestruesve të tjerë, Radovan Karaxhic u dënua me 40 vjet burgim ne mars te vitit të shkuar. Ai së bashku me Mlladic pretendojnë se nuk kanë bërë asgjë të gabuar gjatë luftës që la mbi 100,000 të vdekur, duke pretenduar se fushata e tyre ushtarake ishte e destinuar për të mbrojtur popullin serb pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

ME TE LEXUARAT