Përkthimi i Vetting-ut, Rama: Luli e PD, i vetmi përkthyes besnik i të vërtetave

Politikë

rama-pagatKryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, ka reaguar pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili nga Gjermania tha se Rama gënjeu, sepse nuk do të pranojë për përgjegjësinë që ka, përsa i përket përkthimit të ligjit të Vetting –ut.

“Gënjej unë, gënjen BE, gënjejnë SHBA, gënjejnë të gjithë veç Lulit e PD, që janë i vetmi përkthyes besnik i të vërtetave të këtij vendi”, shkruajti Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një ditë më parë, Partia Demokratike deklaroi se Ligji i Vetting-ut është përkthyer qëllimisht me gabime për të manipuluar opinionin e Komisionit të Venecias dhe për autorësinë e variantit me gabime, opozita e drejton gishtin nga EURALIUS, referuar informacioneve që ajo thotë se ka marrë nga Gjykata Kushtetuese.

ME TE LEXUARAT