Rama sinjal Metës? Pas zgjedhjeve do të jemi tre bashkëkryetarë

Kliko per me shume info

rama-metaaKryeministri, Edi Rama i ftuar në emisionin “Top Story u shpreh se nuk do të ushtrojë asnjë presion mbi kreun e LSI-së, Ilir Meta për të arritur marrëveshje për zgjedhjet e ardhshme sa më shpejt.

“E keni kuptuar gabim sepse unë nuk bëj asnjë presion mbi Ilirin dhe ai nuk bën asnjë presion mbi mua”, u shpreh Rama.

Kliko per me shume info

Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme Rama shtoi se parashikon një koalicion qeverisës me tre bashkëkryetarëduke iu referuar kreut të PDIU-së, së Shpëtim Idrizit.

Unë parashikoj që pas zgjedhjeve të reja të jenë tre bashkëkryetarë sepse kështu quhen liderët e koalicionit, janë ata që përbëjnë partitë në një koalicion”, tha Rama.

I pyetur nëse e barazon Metën me Idrizin, Rama u përgjigj kështu: “Jo! Në drejtim e koalicionit nga pikëpamja politike ju siguroj që mes meje dhe kreut të LSI ka komunikim të vazhdueshëm, ndërveprim dhe harmonizim të të gjitha veprimeve”.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here