Kuvend/ Dikskutohet buxheti, Rama: Paga më e ulët 37.500 lekë, ja rritja për cdo kategori

rama-kuvendddNë seancën e sotme kuvendore, po diskutohet projektbuxheti për vitin 2017. Kryeministri Rama bëri të ditur rritjen e rrogave për të gjithë sektoret. Kryeministri tha se ky buxhet është rezultat i përpjekjeve dhe reformave të mëdha të kësaj qeverie.

Fjalimi Ramës:
“Nivelit të ulët të administratës do t’ja rrisim rrogën 36% dhe do t’u shkojë 370 mijë lekë të vjetra. Nuk mjafton, patjetër që nuk është shumë por s’ka të krahasuar me atë që është sot”
“Rroga për mësuesit dhe pedagogët do të rritet mesatarisht me 10%. Rroga mesatare bruto për mësuesit e 9-vjeçares do të shkojë 646 mijë lekë, për mësuesit e gjimnazeve, 679,50 mijë lekë, për lektorin do rritet mesatarisht me 103 mijë lekë në muaj, për profesorin do të rritet mesatarisht me 139 mijë lekë në muaj”
“Për mjekët që i lanë si mos më keq 20 e ca vite dhe që sot marrin mesatarisht 690 mijë lekë , do të rritet 780 mijë lekë, mesatarisht 13%. Për infermierët që sot marrin 390 mijë lekë, do të shkojë 450 mijë lekë, do të rritet 15%”
“Dhe policia që ka pasur një rritje të vazhdueshme nga dita e parë do të ketë një rritje të mëtejshme me 10%, duke privilegjuar ata që janë më poshtë, dhe gjithnjë më pak ata që janë më lart. Dhe nuk do ketë asnjë rritje rroge asnjë qindarkë as për mua as për ju”
‘’Pamjaftueshmëria është evidente tek pensionet, rriten me 3% , nuk është aspak, vetëm se është e kushtëzuar nga marrëzia e keq-qeverisjes së sistemit të pensioneve ndër vite. Zhytja pa fund në rrugën drejt falimentimit të skemës së pensioneve që ishte në prag të shpërthimit në momentin kur ne erdhëm në detyrë dhe të gjithë pensionistët që kanë’’

Niveli i ulët i administratës – rritje me 36%, shkon në 270 mijë lekë
Mësuesit e 9-vjeçareve : Rritje me 10% – 646 mijë lekë
Mësuesit e gjimnazeve: Rroga shkon në 678,50 mijë lekë
Lektorët: rritje me 103 mijë lekë në muaj
Profesorët: rritje me 139 mijë lekë në muaj
Mjekët – Rritje me 13% , nga 690 mijë lekë në 780 mijë lekë
Infermierët – Rritje me 15%, nga 390 mijë lekë në 450 mijë lekë
Policia – Rritje e mëtejshme me 10%
Pensionet – rritje me 3%

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Jini të lumtur, ndiqni këto hapa!

Të fitoni më shumë para, të gjeni një punë të mrekullueshme dhe ...