Rama për Andrea Stefanin: Lajm tronditës për humbjen e një patrioti, gazetar i pakompromis

Politikë

andrea-stefaniKryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të gazetarit e analistit Andrea Stefani për shkak të një sëmundje të rëndë.

Rama shkruan se ky është një lajm tronditës duke e cilësuar Stefanin një njeri e patriot të mirë dhe gazetar të pakompromis.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Një lajm tronditës për humbjen e madhe të një njeriu e patrioti të mirë, gazetar i pakompromis e qytetar i angazhuar për idealet e idetë ku besoi deri në fund!… Lamtumirë ANDREA STEFANI”, shkruan në Facebook Kryeministri Edi Rama.

Gazetari Andrea Stefani ndërroi jetë sot në një spital të Romës pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë të kancerit.

ME TE LEXUARAT