Qeveria hap fond solidariteti për pensionistët, familjet e përmbytura e fermerët

Aktualitet

Qeveria shqiptare njoftoi diten e sotme ka miratuar paketën e solidaritetit që sipas kryeministrit parashikon një shpërblim prej 60 mijë lekësh të vjetra me rastin e festive të fundvitit.

Sipas vendimit, edhe personat me aftësi të kufizuara do të përfitojnë 20 mijë lekë të vjetra. Qeveria do të dëmshpërblejë qytetarët e përmbytur nga reshjet si dhe fermerët do të kompensohen kokë për kokë për gjedhët e humbut nga përmbytja dhe nga sëmundja e dermatozës nodulare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për çdo familje nga 643 mijë pensionistë, jane dhene nga 60 mijë lekë të vjetra. Për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar apo familjet me ndihmë ekonomike, do të jepet për çdo familje 20 mijë lekë të vjetra.

Demshperblimi per familjet e permbytura – Fondi që do të vihet në dispozicion do të jetë nga 6.8 milion lekë të vjetra për familje deri në 110 mijë lekë.

“Për 2498 familje të përmbytura në vite në 8 qarqe dhe 18 bashki do të bëhet dhënia e dëshmpërblimit të plotë, përkatësisht për 594 familje në Tiranë, 513 në Fier, 508 në Elbasan, 498 familje në Durrës ku përfshihen dhe familjet e përmbytura së fundmi në zonën e Krujës, 92 familje në Berat, 120 familje në Lezhë, 175 në Vlorë dhe 7 familje në Korçë”.

Fond 3 milionë dollarë për fermerët për të kompensuar kokë për kokë çdo lopë të humbur. Fatura e energjisë, lehtësim për detyrimet e prapambetura.

ME TE LEXUARAT