Sherr mes adoleshentësh, goditet me thikë një 16-vjeçar

Aktualitet

Dy adoleshentë janë konfliktuar ditën e djeshme jashtë ambienteve të shkollës në lagjen Nr.16 të qytetit të Durrësit.

Sipas burimeve të policisë bëhet me dije se grindja mes dy të rinjve ka filluar për motive të dobëta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

15- vjeçari me inicialet D.D. banues në Durrës ka goditur me thikë në këmbën e majtë, 16- vjeçarin me inicialet K.P. i cili ndodhet në Spitalin Rajonal jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka filluar procedimin penal në ngarkim të adoleshentit me inicialet D.D. të cilit iu sekuestrua një thikë, tip biçaku me mbishkrimin”CriVit”.

ME TE LEXUARAT