Qafë Botë, policia grek kap 206 kilogramë drogë në kufi më Shqipërinë

Aktualitet

Një ngarkesë prej 206 kilogramë kanabis sativa u sekuestruan pasditen e së premtes në Greqi në afërsi të Filatit, 15 kilometra larg kufirit shqiptar të Qafë Botës.

Policia arrestoi 3 të rinj shtetas grekë. Droga u gjet në 65 pako në bagazhin e një autoveture me targa false.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Antidroga greke thotë se vazhdon trafikimi i lëndës narkotike nga Shqipëria në brendësi të territorit grek, ndaj dhe janë marrë masa për përforcimin e patrullave në zonën e kufirit.

ME TE LEXUARAT