Putin: Trumpi i “mençur” do marrë vendime të përgjegjshme

Bota

putin-trumpPresidenti rus, Vladimir Putin thotë se ai beson që presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump “është person i mençur dhe së shpejti do e kuptojë nivelin e përgjegjësisë së pozitës së re.

Në një intervistë dhënë televizionit NTV më 4 dhjetor, Putin ka thënë se arritjet biznesore të Trumpit tregojnë se ai është person i mençur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dhe, nëse (ai është) person i mençur, atëherë ai së shpejti dhe në tërësi do e kuptojë nivelin e ri të përgjegjësisë”, ka thënë Putin dhe ka shtuar: “Ne supozojmë se ai do të veprojë nga këto pozicione”.

Kremlini, muajin e kaluar ka thënë se Putin dhe Trump gjatë bisedës së parë telefonike pas fitores së Trumpit në zgjedhje në nëntor, janë pajtuar për nevojën e “normalizimit” të lidhjeve ruso-amerikane.

Më 1 dhjetor, Putin e ka përsëritur gatishmërinë të punojë me administratën e Trumpit pasi ky i fundit të nis punën në muajin janar. Trump ka thënë se ai pret të ketë “marrëdhënie të fuqishme dhe të qëndrueshme me Rusinë”.

ME TE LEXUARAT