Prokuroria e Vlorës kërkon sqarime: Pse Gjika u transferua në Tiranë ?

Aktualitet

prokuroria vloreProkuroria e Vlorës përmes një shkrese drejtuar Drejtorisë së Burgjeve në Vlorë kërkon sqarime për procedurën e ndjekur për transferimin pa dijeni të saj, të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika drejt Tiranës.

Shpëtim Gjika u arrestua më 6 shkurt 2015 pranë banesës së tij tek Uji i Ftohtë për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Disa orë më pas ën shoqërinë e forcave të policisë ai la qelinë dhe u dërgua në spital, pasi kishte pasur probleme me zemrën dhe tensionin.

Të nesërmen në mëngjes Gjika u transferua në Tiranë ku dhe iu nënshtrua një mjekimi të specializuar në një spital privat. Po dje, (Gati 40 orë pas arrestit) Gjykata e Vlorës dha masën e arrestit “detyrim me paraqitje” por kjo masë duket se nuk pranohet nga prokuroria e cila ka deklaruar se do të apelojë vendimin.

Për të njëjtat akuza Gjykata e Vlorë mbajti në burg dy të arrestuarit e tjerë, shefen e urbanistikës dhe biznesmenin e ndërtimit Artur Haxhi.

ME TE LEXUARAT