Vdekja e 14 vjeçares në Sarandë, prokuroria e Janinës zbulon autorin

Aktualitet

sarande-14-vjecarjaPër vdekjen misterioze të 14-vjecares Kostandina Anagnosti më 15 nëntor 2014, prokuroria e Janinës akuzon si autor shtetasin Spiro Papa, taksist në Sarandë i cili më 14 nëntor të 2014 shoqëroi 14 vjeçaren tek dentisti. Edhe pse prokuroria e Sarandës e cilësoi vdekjen natyrale, familjarë të viktimes vijuan ekspertizën mjeko-ligjore dhe hetimet në Janinë, aty ku banonte vajza. Atë ditë (14 nëntor 2014) vajza kishte ardhur në Sarandë e shoqëruar nga Papa, i cili kishte lidhje me të emën e viktimës.

Sipas mjekut ligjor grek Dimitri Galenteri, ne trupin e viktimës u gjet dhe sasi e larte lidokaine. Ndërsa në mars të 2015 përmes një letre të hapur babai i vajzës Jorgo Anagnosti hidhte dyshime se vajza e tij ka qenë shtatzënë dhe është vrarë nga njerku i saj, Spiro Papai.

I ati pretendonte se vajza e tij kishte humbur jetën në një abort ilegal dhe klinikën ku e ka bërë dhe se kishte foto ku vajza dukej se kishte shenja të dhunës në qafë

ME TE LEXUARAT