Ben Blushi: Ky projekt-buxhet është për t’i bërë pipinë Shqipërisë

blushi2016Gjatë diskutimit në Parlament për projekt-buxhetin 2017, deputeti Ben Blushi tha se ky buxhet iu merr para të varfërve dhe ua çon të pasurve.

“Ky buxhet jo vetëm i merr më shumë para të varfërve, por edhe paratë që ua merr atyre ua çon të pasurve. Tendencë monopoliste. E dini ju kush taksohet më shumë dhjami apo trurin? Të taksosh dhjamin do të thotë të taksosh më shumë atë që ka më shumë. Ndërsa të taksosh trurin atë që ka mësuar më shumë dhe që punon më shumë. Më shumë paguan CEO-ja i një koncesionari se koncesionari.
Si po e shpërndani, ku shkojnë këto para? Tek të pasurit fatkeqësisht. Do dal tek koncesioni që ju e quani PPP, që s’më pëlqen fare se është ajo shprehja ‘t’i bësh pipin baçes’, edhe në këtë rast t’i bësh ‘pipin Shqipërisë’. Ju paguani më shumë për koncesionet se për studentët. 7.2 mld për 8 koncesione dhe 6.6 mld për 160 mijë studentë”, tha Blushi.

Blushi tregoi edhe një histori në lidhje me shëndetësinë falas.

“Sa shumë kanë kontribuuar koncesionet që shëndeti të jetë më i mirë, vdekshmëria të ulet? Dikush më çoi sot një sms. Kishte çuar nënën e tij në spital, që e ka me kancer. Kishte ditën e kimios, dhe i kishin thënë që s’mund ta bëjë sot se s’ka ilaç. I tha ku të shkoj se duhet të bëjë kimion. I thanë shko tek privati. Shkoi brodhi gjithë Tiranën dhe e gjeti. Gjithë faturat që ka paguar ky njeri, i siguruar dhe që ka paguar kontribute gjithë jetën sepse sot është në pension, 583 mijë lekë të vjetra sot”, rrëfeu Blushi duke treguar edhe faturat që kishte paguar pensionisti.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tahiri: Lirimi i Lul Berishës tregues se vettingu është i domosdoshëm

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha sot se lirimi i Lul Berishës ...