Prekëse/ Nëna fekondon vezët e vajzës sterile, lind nipin e saj(Foto)

Soft

Mahnitëse sesi kjo nënë ka vepruar për ti treguar vajzës së saj dashurinë që ka pë të.

Kjo është historia e një vajze të re dhe gjestit madhështor të nënës së saj. Jessica, në moshën 18-vjeçare zbuloi se kishte kancer në qafën e mitrës dhe për tre vjet rresht luftoi dhe e mundi atë.

Por pasojat ishin tepër të rënda, 21- vjeçarja nga Britania e Madhe nuk do të mund të lindte asnjëherë fëmijë. Ndërhyrja dhe kimioterapia e bënë sterile dhe ajo nuk mund të kishte kurrë fëmijë.

Por pavarësisht të gjitha ëndrra e Jessica-s për t’u bërë nënë nuk u shua kurrë. Pasi zbuloi sëmundjen e saj, vajza zgjodhi të ngrinte vezët e saj për mos përjashtuar mundësinë e t’u bërit nënë. Një nga këto vezë u fut në mitrën e nënës së saj 45-vjecare, Julie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo e fundit iu nënshtrua një sërë analizash për të parë a ishte e gatshme, që të lindte fëmijën e vajzës së saj. Fatmirësisht gjithçka shkoi në rregull dhe Julie lidni djalin e vajzës së saj.

“Çdo nënë do të kishte bërë të njëjtën gjë si unë. Ishte një nder i madh për mua të lindja djalin e vajzës Jessic dhe bashkëshortit të saj, Rees”- deklaroi gjyshja e re.

ME TE LEXUARAT