Policia "tërheq" akuzat ndaj djalit të Fatos Nanos: S`kemi bërë padi penale

Aktualitet

Policia e shtetit u terhoq sot nga akuzat e bera ndaj Sokol Nanos, djalit te ish kryeministrit Fatos Nano, te cilin nje dite me pare e akuzoi per fshehje te ardhurash duke thene se ceshtja ndaj tij eshte referuar ne prokurori pasi ne lokalin e Nanos tek ish-blloku jane gjetur dy punonjes te pasiguruar.

Ne nje deklarate policia thekson se ende nuk ka bere padi penale per kete rast.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Në lidhje me veprimet e kryera nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik në ambientet e lokalit me Administrator, S.N dhe në komunikatën e datës 14.12.2016 e Policisë Vendore Tiranë thuhej se janë referuar materialet për veprat penale "Fshehje e të ardhurave" dhe "Punësim i paligjshëm" në ngarkim të shtetasit S. N. ju sqarojmë se:

Në lidhje me mangësitë e konstatuara në këtë subjekt, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik në D.V.P. Tiranë janë akoma duke kryer veprimet përkatëse verifikuese", thuhet ne deklaraten e policise.

"Theksojmë se njoftimi në komunikatën e datës 14.12.2016 ka të bëje me të dhënat paraprake të kryera nga Policia. Sqarojmë opinionin se referimi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë nga Oficerët e Policise Gjyqësore bëhet vetëm pasi merret informacioni i nevojshëm nga agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Në lidhje me sa me lart, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat është duke kryer verifikimet e nevojshme për ligjshmërinë e veprimeve dhe nëse janë zbatuar ose jo të gjitha procedurat standarte të punës nga ana e Policisë", njoftojne burimet zyrtare te policise./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT