Pas 6 vitesh arrati, policia italiane arreston bosin e mafias kalabreze(Foto)

mafia-kalabrezeBosi i mafias kalabreze arrestohet në orët e para të mëngjesit nga policia italiane. Marcello Pesce, kreu i klanit mafioz Rosarno, një nga klanet më të fuqishme të Ndragheta ëshët shpallur në kërkim që prej 26 prillit të vitit2010. Mësohet se policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e tij në orën 05:00 të mëngjesit, ndërsa prej disa kohësh fshihej në një apartament në qëndër të komunës së Rosarnos në provincën e Rexhio Kalabrias. I njohur me nofkën “u ballerinu”, Marcello Pesce administronte aktivitetin e klanit të mafias kalabreze në trafikimin e tonelatave me drogë nga Europa drejt Italisë.
Që prej vitesh ai kish mundur t’i shpëtonte operacionit policor “all inside” falë një sms të mbërritur në telefonin e tij pak minuta para se forcat e policisë të ndërhynin për ta arrestuar.
I akuzuar për pjesëmarrjen në aktivitet mafioz e trafik ndërkombëtar droge, Marcello Pesce ishte i dënuar në mungesë me 16 vjet e 8 muaj burg. Mësohet se 53-vjecari në momentin e arrestimit ai ishte i paarmatosur e nuk ka bërë asnjë rezistencë ndaj forcave të policisë. Bashkë me bosin mafioz janë arrestuar dhe dy persona babë e bir, që ishin në apartamentin e tij.
Ministri i Brendshëm italian Anxhelino Alfano pas këtij operacioni të policisë është shprehur se “sot është një ditë e bukur për Italinë. Një i kërkuar ndërkombëtar prej 6 vitesh e mjaft i rrezikshëm është arrestuar. Drejtësia u krye.”

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

itali-spital

Mbërrin e vdekur në urgjencë, familjarët shkatërrojnë spitalin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Mjekët dhe infermierët e ...