Policia e Krujës i gjen armë pa leje në banesë, në pranga 61-vjeçarja

arme-krujeNjë 61-vjecare bie në prangat e policisë pasi iu gjet armë në banesë. Policia e Krujës, me arrestimin e 61­vjeçares Ahmedie Krashi, pasi iu gjet në shtëpi një pushkë pa leje dhe 6 copë fieshekë, zbuloi se kjo e fundit ishte ndër personat krtyesor të dyshuar për vrasjen e të shoqit në vitin 2013-të, ngjarje për të cilën ndodhet aktualisht i arrestuar djali i saj.

Njoftimi policisë:
“Gjatë kontrollit të ushtruar nga Efektivat e Policisë në banesën e saj u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: • një pushkë, model 56 dhe • 6 copë fishekë, model 56 , të cilat i mbante pa leje. Shtetësia e mësipërme ka qenë e dyshuar për vrasjen e bashkëshortit të saj, ngjarje për të cilën aktualisht ndodhet i arrestuar djali i saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’’
LAJMI PER VRASJEN NË 2013
Vrasja e Dali Krashit 64 vjeç ka ndodhur në fshatin Tapizë të Krujës, ndërsa për krimin u arrestua i biri 18-vjeçar në atë kohë Ardit Krashi, por e dyshuar ishte edhe nëna e tij Ahmedie Krashi. Sipas dëshmisë së këtij të fundit, i ati kishte shkaur i dehur në banesë dhe ka nisur të rrahë të gjithë anëtarët e familjes, në përpjekje për ta ndaluar, ai e ka goditur në kokë për vdekje. “E nxora jashtë dhe e lidha këmbë e duar. Nuk e dija që kishte vdekur”­ është shprehur 18-­vjeçari.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

durres-kavaje

Aksident në superstradën Durrës – Kavajë, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në superstradën Durrës- Kavajë, ku si pasojë e ...