EMRI/ Aksident tragjik në Fushë-Krujë, polici përplaset për vdekje

Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hëne në Fushë-Krujë.

Një polic burgu është përplasur për vdekje nga një automjet. Sipas burimeve të Policisë, viktima është Vlash Dervishaj, 61 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dervishaj sapo kishte lënë turnin dhe më pas po priste për ndonjë makine te mbikalimi në Fushë-Krujë.

Mirëpo, ai është përplasur për vdekje nga një automjet. Drejtuesi i mjetit pasi ka aksidentuar 61-vjecarin është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur menjëherë punën për identifikimin e tij.

ME TE LEXUARAT