Plagoset rëndë me thikë kampionia e tenisit

Sport

Petra Kvitova, dy herë kampionia e Wimbledon është plagosur pas një sulmi me thikë në shtëpinë e saj. Lajmi bëhet me dije nga publicisti i saj Karel Tejkal. Për më tej, mësohet se Kvitova është shtruar në spital për të mjekuar krahun e saj të majtë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qytezën Prostejov të Çekisë, dhe përshkruhet nga policia si një grabitje.

Aktualisht, 26-vjeçarja ndodhet në vendin e 11 në klasifikimin botëror, por është shpallur kampione në vitin 2011 dhe 2014 në Turneun e Anglisë, Ëimbledon.

“Eshtë një sulm i rëndomtë, nuk e sulmuan si Petra Kvitova, por si një person të cilit donin t’i grabisnin shtëpinë,” tha Tejkal.

ME TE LEXUARAT