Patozi: Buxheti testamenti politik i Ramës, shkëlqeu vetem te hashashi

14
Kliko per me shume info

astrit patoziDeputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi u shpreh se buxheti i vitit 2017 do të jetë i fundit për qeverinë e korruptuar dhe të falimentuar të Edi Ramës.

Patozi theksoi se shqetësuese është ajo që ndodh me arkën e shtetit pas miratimit të buxhetit. Edhe pse ky buxhet vjen në prag të vitit elektoral, Patozi shtoi se, sërish nuk shquhet për asgjë të re.

Kliko per me shume info

Deklarata: 

Sado keq të jetë konceptuar dhe shkruar buxheti, që po shqyrtojmë, do të ishte luks nëse ne do të merreshim sot thjesht me kritikën e tekstit. Sepse unë mendoj se buxheti në vetvete, edhe më i keqi qoftë ai, është gjithsesi më i pranueshëm se ajo që ndodh me arkën e shtetit, pasi ai miratohet në parlament.

Masakra e vërtetë vjen gjithmonë kur lukunia e kusarëve të pushtetit i vërsulet financave të brishta publike, që janë në fakt taksat e shqiptarëve.

Sulmi fillon që më 3 janar, për të mos thënë edhe më shpejt. Ndaj ky buxhet edhe i mirë po të ishte, do të katandisej si paraardhësit e vet. Do të copëtohej në koncensione e tendera korruptivë, në abuzime dhe shpenzime luksi, siç ka ndodhur sidomos në këto tre vjetët e fundit, që kur timonin e ka marrë në duar Edi Rama.

Ndërsa ky kryeministër, që përmes këtij buxheti na ka sjellë në parlament testamentin e vet politik, e vetmja gjë për të cilën mund të mburret në këto katër vjet është shkëlqimi dhe mjerimi i industrisë së hashashit. Ndaj edhe ky buxhet meriton të refuzohet, sepse vendet demokratike dhe të civilizuara nuk e pranojnë dot t’u nënshtrohen mafias së drogës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here