VIDEO/ Para për provime, ndalohet pedagogia që ktheu studenten në sekserë

21
Kliko per me shume info

Policia e Vlorës ka ndaluar ditën e sotme pedagogen Dorina Mino, e cila disa ditë më parë u filmua nga emisioni “Stop” në “TV Klan” duke marrë para në këmbim të provimeve.

Madje, ajo i merrte paratë aq hapur, saqë kishte caktuar një studente të mblidhte paratë. Kjo e fundit nuk përfitonte asgjë, madje kishte edhe vetë “detyrime” për të paguar.

Kliko per me shume info

Policia ka bërë kapjen dhe ndalimin e shtetases së mësipërme, me profesion Pedagoge në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, për shkak se Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e saj për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Emisioni “Stop” ka paraqitur rastin e sipërpërmendur të blerjes së provimeve në Universitetin e Vlorës.
Ndryshe nga rastet e mëparshme, në Vlorë, pedagogia Dorina Mino i merr paratë hapur pa sekserë të mirëfilltë. Ajo ka caktuar një studente që të mbledhë paratë.

Mirëpo, studentja, nuk është sekserë, pasi ajo nuk përfiton asnjë gjë, madje vetë paguan për të marrë provimet e saj.

Në video duket qartë nga kamera e fshehtë se si ajo e mallkon pedagogen teksa flet me një studente tjetër që kërkon të paguajë për notën.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here