Paolo Tramezzani ‘’braktis’’ kombëtaren shqiptare, ja ekipi që do të drejtojë

Sport

Paolo Tramezzani zyrtarisht largohet nga kombëtarja shqiptarja, duke mos qenë më numri 2 i stafit teknik. Krahu i djathtë i trajnerit Gianni De Biasi vendos të ‘’braktisë’’ Shqipërinë, duke shkuar në Zvicër, për të marrë përsipër skuadrën zvicerane Luganos. 

Tramezzani ishte zv/trajner dhe drejtor teknik i kombëtares kuqezi. Vetëm pak ditë më parë ai deklaroi se kërkon që karrierën e tij ta vazhdojë si trajner i parë i një klubi. Ndonëse FSHF e shihte si pasardhësi i De Biazit në stolin e Kombëtares pasi ky i fundit të largohet, ofertat nuk munguan për të.

Sipas televizionit Rsi, Tramezzani ishte vetëm një hap larg firmës për stolin e Luganos eerën e kaluar, që kur klubi ishte në kërkim të një zëvendësuesi për Zeman.

ME TE LEXUARAT