Rrëzohet një avion me 47 persona në bord

Bota

pakistan-aksidentNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pakistan. Një avion, me 47 persona në bord është përplasur, pak kohë pasi humbi kontaktet me kontrollin. Avioni i linjës ndërkombëtare së Pakistanit u zhduk pak momente pasi u nis në rajonin verior Chitral.

Udhëtimi do të bëhej brenda për brenda vendit nga Chitral në Islamabad. Nga personat që ishin në avion, 37 ishin pasagjerë dhe 10 të tjerë ishin anëtarë të ekuipazhit.

Avioni humbi kontaktet me Tokën rreth orës 4.30 me orën lokale.

ME TE LEXUARAT