OSHEE: Ja shkaku u ndërprerjes së dritave në ndeshjen Partizani-Tirana

Kliko per me shume info

oshee-2016OSHEE me anë të njuë deklarate, ka sqaruar se ndërprerja e energjisë elektrike në stadiumin “Selman Stermasi” ka ardhur si shkak i një defekti në nënstacionin në qendër.

Sipas OSHEE janë stakuar disa fidra në nënstacionin qendër ku si pasojë disa zona janë pa energji elektrike.

Kliko per me shume info

OSHEE thekson se po punohet për rikthimin e energjisë elektrike.

Deklarata e OSHEE:
Per shkak te nje defekti ne N/stacionin Qender (kontakt i dobet ne celesin kryesor 20 kV te trasformatorit te fuqise) disa fidra u stakuan duke lene pa energji elektrike nje pjese te qendres te Tiranes. Aktualisht po punohet per rikthimin e energjise elektrike permes linjave te tjera unaze te lidhura me Nst e tjera te Tiranes

OSHEE u ka bere te ditur çdo institucioni qe te njoftojne kompanine e shperndarjes per cdo event te mundshem per marrjen e masave shtese, sic jane lidhjet me linja te tjera ose vendosja e gjeneratorit. Ne rastin e Ndeshjes se futbollit, OSHEE shpreh keqardhje per situaten e krijuar, por sqaron se nga ana e organizatoreve nuk ka marre asnje njoftim per suport shtese me energji elektrike.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here