OSHEE padit kompaninë "Salillari", dëmtoi linjat, la pa drita banorët e "Teknologjikes"

Aktualitet

Banorët pranë shkollës Teknologjike në Tiranë do të vuajnë mungesën e energji elektrike për një kohë ende të papërcaktuar për shkak të dëmtimit të kabullit ajror të tensionit ulët si dhe thyerjen e dy shtyllave nga punonjësit e firmës “Salillari” të cilët po punojnë në këtë zonë.

Ndërsa punonjësit e OSHEE-së deklarojnë se kanë nisur punimet për të riparuar këtë defekt, vetë OSHEE bën me dije se do të kallëzojë penalisht firmën e ndërtimit “Salillari”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“OSHEE bën me dije se firma “Salillari” e cila kryen punime në rrugën F.Bardhi në Autostradë ka dëmtuar kabullin ajror të tensionit të ulët si dhe ka thyer 2 shtylla duke lenë pa energji shkollën “Teknologjike” dhe abonentët përreth. Ekipet e OSHEE po punojnë për riparimin e dEfektit. OSHEE do të marrë të gjitha masat duke bërë kallëzim penal për firmën në fjalë”, thuhet në reagim.

ME TE LEXUARAT