Operacioni “Chaos Party”, shpërndanin drogë në lokalet e natës në Bllok, 11 në pranga(Emrat)

Aktualitet

Policia e Tiranës ka organizuar një aksion “Chaos Party” gjatë fundjavës, duke vënë në pranga 11 persona. Të gjithë meshkujt që akuzohen për shpërndarje droge në lokalet e natës nuk arritën t’i shpëtonin policisë. Po ashtu, janë shoqëruar dhe 29 persona të tjerë.

Specialistët e Seksionit të Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Skuadrën Shqiponja, të Polcisë së Tiranës, gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë kontrolle në lokalet e natës së Kryeqytetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këto kontrolle janë kryer pas informacioneve dhe një pune intensive në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku është arritur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe arrestimi në flagrancë i disa shtetasve për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e ambjenteve për përdorim droge”.

Ne këto lokale dyshohej se menaxherët e tyre krijonin kushtet e nevojshme për klientët e tyre që të konsumonin lëndë të dyshuara narkotike, lëndë të cilat shpërndaheshin nga stafi ose shpërndarës që hiqeshin si klient të këtyre lokaleve.

Shtetasit e arrestuar nga Policia e Tiranës, janë:

1. Andri Buxhuku, 46 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.

2. Geri Pogoni, 29 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.

3. Elton Murati, 34 vjeç, banues në Tiranë, “Klient” – Shpërndarës i lëndëve narkotike.

4. Dorjan Plaku, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Klient” – Shpërndarës i lëndëve narkotike.

5. Oltion Bekteshi, 36 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.

6. Erjon Dobi, 24 vjeç, banues në Tiranë, “Klient” – Shpërndarës i lëndëve narkotike.

7. Redi Roshi, 25 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.

8. Ermir Papadhimitri, 30 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.

9. Emiljano Llupo, 22 vjeç, banues në Tiranë, Staf kamarier i lolalit, Shpërndarës i lëndëve narkotike.

10. Filip Fermanis, 31 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.

11. Arlind Kozeli, 36 vjeç, banues në Tiranë, DJ dhe bashkëpronar i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.

I proceduar në gjendie të lirë shtetasi:

12. Elvis Lufi, 36 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt “Kokainë”

– 3 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt “Cannabis Sattiva”

– 20 aparate telefonike të markave të ndryshme

– 2 kanaçe inoksi (për ngrohjen e lëndës narkotike, me mbetje lëndë të dyshuar narkotike)

– 4 tuba plastik

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

ME TE LEXUARAT