Nuk i ndalon efektivëve, Policia në ndjekje të 22-vjeçarit me "Volkswagen"

Aktualitet

Një i ri nga Durrësi nuk i është bindur urdhrit të efektivëve të rrugores për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi.

Patrulla e Policisë i është vënë menjëherë në ndjekje, por i riu pasi ka ecur për disa kilometra ka ndaluar dhe ka braktisur makinën duke u larguar në këmbë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia e ka identifikuar drejtuesin e mjetit dhe e ka shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për një të ri nga Manza, shtetasin A.D., 22 vjeç.

Ai ka qenë duke udhëtuar me një “Volkswagen” në momentin e ngjarjes, të cilin e braktisi më pas.

Ndërkohë që vijon puna për arrestimin e autorit, materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

ME TE LEXUARAT