Nokia rikthehet me telefona të Android në 2017

Teknologji

nokia-androidViti 2017 shënon dhe rikthimin e Nokias në treg, me smartphone, por edhe tablet, me sistemin operativ të Google, Android. Shoqëria finlandeze, e cila në 2013 i shiti repartin e saj të celularëve Microsoft, për 7.17 miliardë dollarë, ka zyrtarizuar marrëveshjen 10-vjeçare të licencës për shitjen e pajisjeve të saj me HMD Global.

Në faqen e Nokias është dhe një seksion ad hoc për promocionin e shitjeve të pajisjeve celulare. HMD ndërkohë, ka bërë të ditur se transaksionin e plotë me FIH Mobile, një degë e tajvanezes Foxconn dhe Microsoft.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo lexohet në faqen e kompanisë, dhe do të thtoë se HMD mund të nisë aktivitetin e saj si “shtëpia e re e telefonëve Nokia”, mbi një marrëveshje globale ekskluzive të licencës për 10 vitet e ardhshme.

Pra, Nokia do të kthehet si me telefonët tradicionalë edhe me smartphone. Celularët do të vijojnë të shiten në tregjet emergjente, ku kërkesa është më e lartë. Për më tepër vitin e ardhshëm kompania përshpjeton publikimin e smartphone dhe tablet me Android.

Për Nokian për momentin është vetëm marka. Kompania nuk është as investitor dhe as aksioner i HMD, por do të marr pagesa për çdo pajisje të shitur. Do të jetë Foxconn ai që do i prodhojë. Në drjtimin e HMD është Arto Nummela, një ish veteran i Nokia-s.

ME TE LEXUARAT