Çfarë nuk thotë asnjëherë një njeri i zgjuar…

albert-ensteinE folura pa menduar mund të të prish unë. Sidomos në punë. Nuk ka rëndësi sa i talentuar je apo se çfarë ke arritur në jetë, ka disa shprehje të cilat ndryshojnë menjëherë mënyrën se si njerëzit ju shohin dhe mund të të pozicionojnë përherë nën një dritë negative. Këto shprehje janë aq shumë të ngarkuara me nënkuptime negative sa mund të shkatërrojnë në një kohë të shkurtër karrierën tuaj. Sa nga këto “vrasëse karriere” ke dëgjuar rreth e qark zyrës kohët e fundit ?
“Nuk është e drejtë”: Çdo kush e di se jeta nuk është e drejtë. Duke thënë nuk është e drejtë, supozohet se ti mendon se jeta duhet të jetë e drejtë, çfarë ju bën të dukeni të papjekur dhe naivë. Nëse nuk do të dukesh keq, duhet t’u përmbahesh fakteve, të jesh frytdhënës dhe t’i shmangësh komentet e tua. Për shembull mund të thuash, “Vura re se caktuat Anën për atë projektin e madh për të cilin po shpresoja unë. Mund të më thoni çfarë ju çoi në këtë vendim ? Do të doja të dija përse nuk isha i aftë, në mënyrë që të punoj pë të përmirësuar aftësitë e mija.”
“Kështu është bërë gjithmonë”: Ndryshimet teknologjike po ndodhin aq shpejt sa edhe një proçes gjashtëmujor mund të quhet i vjetëruar. Duke thënë se kjo është mënyra se si është vepruar gjithmonë jo vetëm që të bën të dukesh dembel dhe rezistent ndaj ndryshimeve por mund ta bëjë shefin tënd të pyesë veten se pse ti nuk je përpjekur të përmirësosh gjërat e tua. Nëse ti vërtet po bën gjërat në mënyrën si ato janë bërë përherë mësoje se ka një mënyrë tjetër edhe më të mirë për t’i bërë ato.
“Nuk ka problem”: Nëse dikush ju kërkon të bëni diçka ose ju falenderon për dicka që keni bërë dhe ju përgjigjeni nuk ka problem, je duke nënkuptuar se kërkesa e tyre duhet të kishte qënë problem. Kjo i bën njerëzit të mendojnë se ju kanë imponuar të bëni diçka. Ajo çfarë duhet të bësh në fakt është t’ju tregosh njerëzve që je i lumtur të bësh punën tënde. Thuaj një frazë të tipit “Ishte kënaqësia ime” ose “Do të jem e lumtur të kujdesem për këtë gjë”. Është një ndryshim i mezi dukshëm në gjuhë por ama që ka një ndikim të madh tek njerëzit.
“Mendoj se…/ ky mund të jetë një mendim prej budallai…/po shkoj të bëj një pyetje prej budallai”: Këto shprehje tejet pasive dëmtojnë menjeherë besueshmërinë tënde. Edhe nëse i shoqëron këto shprehje me një mendim të shkëlqyer më pas, të tjerët mendojnë se ti ke mungesë sigurie çfarë bën njerëzit me të cilët po flet të humbin besimin tek ty. Mos u bëj kritiku më i keq i vetes tënde. Nëse ti vetë nuk ke besim në ato çfarë po thua asnjë tjetër nuk do të ketë. Dhe nëse ti vërtet nuk e di diçka thuaj “Nuk e kam këtë informacion për momentin, por do t’a gjej dhe do të rikthehem tek ju.”
“Për këtë do të duhet vetëm një minutë”: Të thuash se diçka e caktuar merr vetëm një minutë dëmton aftësitë e tua dhe krijon përshtypjen se ti nxiton për të përfunduar detyrat. Në vend që të nxitosh për të përfunduar një detyrë në 60 sekonda, ndjehu i lirë të thuash se nuk do të marrë shumë kohë por mos e bëj të tingëllojë sikur puna do të përfundojë në 60 sekonda sa më parë të jetë e mundur dhe më në fund “të shpëtosh” prej saj.
“Do të përpiqem”: Një shprehje e tillë tingëllon sikur juve ju mungon besimi në aftësinë tuaj për të ekzekutuar detyrën. Merr në zotërim të plotë aftësitë e tua. Nëse jeni duke kërkuar për të bërë diçka, angazhohuni për t’a bërë atë ose ofroni një alternativë, por mos thoni se do të provoni sepse kjo tingëllon sikur ju nuk do të përpiqeni mjaftueshëm.
“Ai është dembel/ i paaftë/një lepur”: Nuk ka asnjë arsye për të bërë një vërejtje përçmuese në lidhje me një koleg. Nëse vërejtja juaj është e saktë, të gjithë tashmë e dinë atë, kështu që nuk ka nevojë që ju t’a theksoni. Nëse vërejtja juaj është e pasaktë, ju jeni ai i cili do të dukeni si lepur. Gjithmonë do të ketë njerëz të vrazhdë ose të paaftë, në çdo vend pune dhe shanset janë që të gjithë e dinë se kush janë ata. Nëse ju nuk keni fuqinë për të ndihmuar ata të përmirësojnë aftësitë e tyre apo t’i hiqni nga puna, atëherënuk keni asgjë për të fituar duke theksuar idiotsinë e tyre. Duke shpallur paaftësinë e kolegut tuaj, tingëllon te të gjithë si përpjekja jote për të vendosur veten nën një dritë pozitive. Egërsia që po shfaq në mënyrë të pashmangshme do të kthehet kundër teje në opinionin negativ që bashkëpumëtorët do të kenë për ty.
“Kjo nuk ishte në përshkrimin e punës sime”: Kjo frazë shpesh sarkastike të bën të dukesh sikur ti je i gatshëm për të bërë minimumin e nevojshëm për marrjen e një rroge, çfarë nuk është aspak pozitive nëse ju pëlqen siguria në punë. Nëse shefi juaj ju kërkon të bëni diçka që ju mendoni se është e pa përshtatshme për pozicionin tuaj (moralisht apo në etikë), lëvizja më e mirë është të përfundosh detyrën sa më parë. Më vonë, të planifikosh një bisedë me shefin, për të diskutuar rolin tënd në kompani nëse përshkrimi juaj i punës ka nevojë për një rifreskim. Kjo siguron që ju të shmangni krijimin e një imazhi të një njeriu mendje ngushtë. Gjithashtu ju mundëson që të zhvilloni me shefin një kuptim afatgjatë të asaj që ju duhet dhe nuk duhet të bëni.
“Nuk është faji im”: Nuk është një ide e mirë për të hedhur fajin. Bëhu i përgjegjshëm. Nëse keni pasur ndonjë ndikim sado të vogël në një ndodhi e cila përfundoi keq, pranoje atë. Nëse jo, ofro një objektiv, një shpjegim të paanshëm të asaj që ndodhi. Qëndro tek faktet, dhe ler shefin tënd dhe kolegët të nxjerrin përfundimet e tyre për atë se kush duhet fajësuar. Në momentin që ju filloni duke drejtuar gishtin njerëzit fillojnë t’ju shohim si dikush që i mungojnë përgjegjësitë për veprimet e veta. Kjo i bën njerëzit nervozë. Disa do të shmangen duke mos punuar me ju dhe të tjerë do tua hedhin juve fajin kur diçka shkon keq.
“Nuk mundem”: Unë nuk mundem e nuk është faji im. Njerëzve nuk ju pëlqen të dëgjojnë unë nuk mundem sepse ata mendojnë se kjo do të thotë unë nuk do t’a bëj diçka që mëështë ngarkuar. Duke thënë se unë nuk mund tregoni se nuk jeni të gatshëm për të bërë atë që duhet apo atë që ju ngarkohet si detyrë. Nëse vërtetë nuk mund të bëni diçka sepse ju me të vërtetë nuk keni aftësinë e nevojshme, mund të ofroni një zgjidhje alternative. Në vend të thoni atë që nuk mund të bëni, thoni atë çfarë mund të bëni. Për shembull, në vend të thoni “Unë nuk mund të qëndroj sonte vonë”, thoni “Mund të vij herët nesër në mëngjes.”A do funksionojë? “Në vend të “Unë nuk mund të drejtoj ato numra”, thoni “Ende nuk e di se si të drejtoj këtë lloj analize. A ka njeri që mund të më mësojë në mënyrë që të mund ta bëj vetë në të ardhem?”
“E urrej këtë punë”:Gjëja e fundit që dikush do të dëgjojë në punë është kur dikush ankohet se e urren punën që bën. Duke vepruar kështu ju etiketoheni si person negativ dhe që ul poshtë moralin e grupit. Shefat janë të shpejtë për të kapur individët që tërheqin poshtë moralin, dhe ata e dinë se ka gjithmonë zëvendësime entuziaste të cilët me padurim presin për këtë vend pune.
Duke i përmbledhur të gjitha: Duke eleminuar këto fraza nga fjalori juaj, shpërbleheni. Ato kanë një tendencë për të të tërhequr, kështu që ju do duhet të kujdeseni deri në momentin sa forconi zakonin për të mos i përdorur më./hermesneës.xom

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Mbushin plot makinën dhe tentojnë të ikin pa paguar, ja c’u bën punonjësja e karburantit

Mbushin plot makinën dhe tentojnë të ikin pa paguar, ja c’u bën punonjësja e karburantit

Dy persona pasi kanë mbushur makinën e tyre me karburant kanë tentuar ...