Njihuni me bredhin më të çuditshëm, e pabesueshme me çfarë është ndërtuar(Foto)

Soft

bredhi-cuditshemTeksa po afrojnë festat e fundvitit, Wes Boyd nga Perth i Australisë, ka ndërtuar një bredh të veçantë për festat e fundvitit. Ndryshe nga të gjithë të tjerët, ky bredh është ndërtuar me mijëra kanaçe të birrës.

Duke treguar dashurinë e madhe për birrën, ky burrë ka realizuar një pemë pikërisht me kanacet e birrës. Wes Boyd ka deklaruar se këtë bredh do ta nxjerr në ankand dhe paratë e mbledhura do t’ia dhurojë për bamirësi organizatës për mbrojtjen e të sëmurëve me alzhaimer.

Në 14 muajt e fundit, ai i ka pirë së bashku me miqtë e tij 2536 kanaça birre, për të ndërtuar më pas bredhin 4.4 metra të lartë. Sipër tij, ndodhet edhe një engjëll mbrojtës, i punuar nga po i njëjti material.

“Nëna dhe gjyshja kanë vdekur nga kjo sëmundje dhe mendova të bëja diçka për të prekurit, që vuajnë nga të njëjtat probleme”, ka thënë Boyd.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT