Nishani urim për Vitin e Ri ushtarëve shqiptarë në Afganistan: Vlerësim për kontributin tuaj

30
Kliko per me shume info

Bujar Nishani, presidenti i Republikës njëherësh Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka uruar ushtarët shqiptarë që janë me mision në Afganistan.

Me rastin e Festës së Vitit të Ri 2017, Presidenti Nishani zhvilloi një video-konferencë me kontingjentin e 83 ushtarakëve shqiptarë, të cilët kryejnë misionin paqeruajtës RSM (Resolute Support Mission) në Kabul dhe Herat të Afganistanit në bashkëpunim me forcat italiane dhe turke, në drejtimin e forcave të NATO-s.

Kliko per me shume info

Presidenti i Republikës u përcolli urimet më të ngrohta e të përzemërta për paqe, shëndet, suksese e mbarësi. Duke iu drejtuar ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve Presidenti Nishani u shpreh:

Fjalët e video-mesazhit:

“Dëshiroj në radhë të parë të shpreh kënaqësinë time maksimale edhe të qenit i privilegjuar, edhe i nderuar që sot në ditën e fundit të vitit që po lëmë pas dhe në prag të fillimit të një Viti të Ri të jem me ju, të bisedoj me ju e të shkëmbejmë urimet më të mira, por në radhë të parë të shkëmbejmë vlerësimin dhe nderimin më të ndierë për angazhimin dhe për kontributin që ju jepni. Në emër të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në emër të vendit tonë, në emër të popullit shqiptar, në emër të kombit shqiptar, në emër të flamurit tonë kuq e zi, unë personalisht, Institucioni i Presidentit të Republikës, por jam i bindur që të gjithë: Qeveria shqiptare, Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i FA-ve, i mbarë populli shqiptar sot ndihen krenarë për ju, ju falënderojnë dhe ju nderojnë për këtë kontribut dhe këtë gatishmëri që ju keni treguar për ta dhënë këtë kontribut, që kërkon sakrifica dhe gatishmëri ndoshta edhe për sakrificën sublime. Dhe ju jeni pjesa më e përzgjedhur e qytetarëve shqiptarë, e popullit të këtij vendi që e keni treguar këtë gatishmëri për të marrë parasysh çdo sakrificë, qoftë edhe atë sublime në emër të një ideali shumë të madh. Ideal që është i përbotshëm, ideal i një historie që është e lidhur me paqen, me sigurinë dhe me lirinë. Ju nuk jeni vetëm mesazherë të paqes, të sigurisë dhe lirisë, por ju jeni edhe kontribuues dhe garantues të paqes, sigurisë e të lirisë.”
Komandanti i Përgjithshëm vuri në dukje se: “Shqiptarët ju janë mirënjohës dhe unë dua t’ju siguroj për këtë! Si garantues të lirisë së tyre, që jeni ju çdo ditë me përkushtimin tuaj, me angazhimin tuaj, me gatishmërinë dhe veprimtarinë tuaj, pse jo edhe me sakrificat sublime. Në këto ditë të shënuara të festave, ju jeni larg familjeve tuaja, larg të afërmve tuaj, jeni larg asaj ngrohtësisë së vatrës familjare që në tërësi njerëzit e dëshirojnë, e organizojnë dhe e ndiejnë në rastin e festave, por ju keni një vlerë më të madhe, sepse sot nuk janë vetëm familjet tuaja me ju. Sot me ju janë të gjithë qytetarët shqiptarë. Sot me ju janë institucionet e shtetit shqiptar dhe dëshiroj t’ju garantoj se unë personalisht, institucionet e shtetit dhe qytetarët shqiptarë janë sot me ju dheme familjet tuaja. Ndaj ne të gjithë ju urojmë: Gëzuar! Ju urojmë një Viti të Ri të mbarë, plot suksese, më fat dhe me mbarësi! Por nderimi i veçantë që ju i bëni me punën tuaj, me angazhimin tuaj, me sakrificat tuaja jo vetëm Shqipërisë, jo vetëm kombit shqiptar por në përgjithësi dimensionit të lirisë botërore, është një kontribut që jo vetëm do të kujtohet, do të nderohet e do të respektohet gjithmonë, por ai tashmë është pjesë e krenarisë kombëtare të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Ju më mirë se kushdo tjetër e ndieni, e përjetoni se liria nuk është kurrë e garantuar, se liria nuk është kurrë falas. Liria fitohet me mund, me gjak, me përpjekje, por ajo duhet të mbrohet me sakrifica, me gatishmëri dheme angazhim. Dhe ju jeni pjesa kryesore, themelore, kolona kryesore e garantimit dhe ruajtjes së kësaj lirie dhe të kësaj paqeje.
“Ne shqiptarët duhet të jemi krenarë që jemi pjesë e një Aleance të vlerave kaq të mëdha siç është Aleanca e Atlantikut të Veriut – NATO-ja. Një Aleancë, e cila i ka shërbyer njerëzimit për dekada me radhë dhe jam i bindur që do t’i shërbejë shumë gjatë në garantimin e paqes, në ruajtjen e sigurisë dhe si kontribuese për fitimin e lirisë dhe mbajtjen e saj dhene shqiptarët për fatin tonë të mirë, për shkak të angazhimit të burrave dhe grave të këtij vendi, jemi pjesë e kësaj Aleance, që do të thotë se jemi pjesë e këtij kontributi. Prandaj duhet që të gjithë shqiptarët, kudo ku jetojnë, të ndihemi krenarë sot, kudo ku janë, për Forcat tona të Armatosura, për ushtarakët tanë, për djemtë dhe vajzat e këtij vendi, që shërbejnë nën uniformën e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Të jemi për sakrificat e bëra dhe të jemi të gatshëm për të bërë çdo sakrificë që mund të kërkohet në përballjen me sfidat që mund të kërcënojnë jo vetëm të tashmen tonë, të familjeve tona, të fëmijëve tanë, të vendit tonë, por edhe të ardhmen. Prandaj kontributi juaj është kontribut për të sotmen dhe është kontribut për të ardhmen. Ne tashmë me këto kontribute kemi edhe dëshmorët tanë, kemi të rënët tanë. Ne do t’i kujtojmë ata gjithmonë. Ne kurrë nuk do t’i harrojmë. Prandaj përfitoj nga rasti që edhe sot së bashku me ju të bëjmë homazh në respekt të kujtimit të Kapiten Feti Voglit, por edhe të gjithë atyre, të cilët kanë sakrifikuar dhe janë treguar të gatshëm për sakrifica të tilla për t’i shërbyer lirisë, paqes, dinjitetit të kombit shqiptar, por edhe të dimensionit botëror që ka liria dhe paqja. Ne shqiptarët në të gjithë historinë tonë kemi qenë njerëz dhe një komb që kemi ofruar sakrifica për të garantuar ekzistencën tonë dhe identitetin tonë kombëtar. Dhe kalvari i rrugëtimit tonë ka qenë i gjatë dhe i mbushur me shumë sakrifica, me shumë dëshmorë, me shumë të rënë, por ajo që sot na bën krenarë është që sakrificat e bëra nuk kanë shkuar dëm. Prandaj dua t’ju garantoj se edhe sakrifica juaj dhe e të gjithë atyre ushtarakëve, të cilët kanë shërbyer në kuadër të forcave paqeruajtëse, por edhe të gjithë ushtarakëve që kanë shërbyer në kuadër të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është fakti se sakrifica e tyre nuk ka shkuar dhe nuk do të shkojë dëm. Ajo sakrificë është një gur shumë i fortë në themelet dhe në murin e lartë që ne ngremë çdo ditë për një perspektivë më të mirë, tonën, të familjeve tona, të fëmijëve tanë të popullit shqiptar, të kombit shqiptar. Ne sot ndihemi krenarë që atje në shesh-betejë, por edhe në vende të tjera ku ushtarakët shqiptarë shërbejnë në interes të paqes dhe lirisë, atje ku ngrihet me krenari edhe flamuri kuq e zi i Shqipërisë, flamuri i shqiptarëve krahas forcave të mëdha të lirisë dhe të garancisë së paqes botërore.” – nënvizoi Presidenti Nishani.
Kreu i Shtetit nënvizoi gjithashtu se “Dua t’ju falënderoj ju një për një dhe të uroj secilin prej jush për suksese të mëtejshme dhe të gjitha grupet dhe njësitë e tjera të Forcave të Armatosura të Republikës që shërbejnë sot në vende të ndryshme: në Egje, Irak, Çad, në KFOR, në Bosnje dhe Hercegovinë. Dimensioni që ne shqiptarët vazhdojmë të ruajmë e të japim është ai për paqen. Ne kurrë në historinë tonë nuk kemi qenë agresorë dhe nuk kemi sulmuar askënd, por kemi ditur të mbrojmë me dinjitet e me sakrifica e me fitore të drejtat tona, lirinë, ekzistencën dhe identitetin tonë kombëtar. Edhe kontributi që ju jepni sot është në vazhdën e këtyre kontributeve prandaj edhe ju falënderoj me shumë mirënjohje. Sot sfidat që kërcënojnë lirinë, sigurinë dhe paqen në botë, në rajone të ndryshme dhe kudo janë evidente, për fat të keq. Lufta kundër tyre dhe përballimi i këtyre sfidave, kundër terrorizmit, ekstremizimit dhe çdo përpjekjeje tjetër për të destabilizuar lirinë tonë, për të prishur paqen, për të të çekuilibruar stabilitetin janë sfida për të cilat shqiptarët dhe Forcat tona të Armatosura janë të gatshme, të përgatitura, të afta, profesionale, që në kuadër të Aleancës së madhe botërore të ruajtjes së këtyre vlerave të japin angazhimin dhe kontributin e tyre. Dhenë këtë dimension ju jeni sot pjesë e garancisë që përmasa dhe dimensioni i lirisë dhe i paqes që kërkon sot njerëzimi dhe mbarë bota mund ta fitojë dhe do ta fitojë. Prandaj ju meritoni plotësisht nderimin dhe respektin tonë, por ju duhet të jeni krenarë. Duhet të jeni krenarë në vetëdijen tuaj personale por edhe kolektive për sakrificat që bëni dhe për gatishmërinë që keni shfaqur duke qenë atje, larg familjeve, larg vendit dhe Atdheut, larg miqve, por duke pasur çdo çast, çdo sekondë, çdo minutë me vete respektin e të gjithë atyre, që ndoshta ju mungojnë në afërsinë fizike, respektin e shtetit shqiptart dhe nderimin e popullit shqiptar dhe krenarinë e kombit shqiptar.”
Presidenti Nishani u dërgojnjë përshëndetje të veçantë edhe ushtarakëve aleatë sidomos për besimin e tyre, nën komandën e të cilëve paqeruajtësit shqiptarë veprojnë duke dhënë këtë kontribut kaq të rëndësishëm e të pazëvendësueshëm për të na garantuar të gjithëve një jetë normale dhe dinjitetin, integritetin dhe mundësitë për ta zhvilluar jetën tonë në të gjitha dimensionet akoma edhe më shumë. Komandanti i Përgjithshëm i garantoi forcat aleate “se te Shqipëria, te shqiptarët, te Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të kenë gjithmonë një partner të sigurt, të sinqertë, të aftë, trim, të palëkundur dhe të gatshëm për çdo sakrificë bashkë me ta në realizim të misioneve tona të larta”.
“Jeta nën uniformën e ushtarakut ka sakrificat e saj, por i jep dinjitet gjithësecilit që e mban me nder duke ruajtur parimet më të mira të integritetit dhe dinjitetit individual dhe komunitar me atë uniformë. Sot nderimi është për të gjithë ushtarakët tanë, të cilët janë garancia e madhe për paqen dhe për qetësinë tonë. Ju garantoj ju se Presidenti i Republikës, por jam i bindur se Qeveria shqiptare, Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i FA-ve janë me ju dhe pranë jush. Do të vazhdojnë kujdesjen maksimale ndaj jush, familjeve tuaja dhe të kenë respektin e nderimin maksimal për përkushtimin tuaj. Vëmendja e jonë do të jetë gjithmonë pranë jush dhe me ju. Ky Vit le të jetë i suksesve të mëtejshme dhe i gatishmërisë sonë për të ofruar çdo kontribut dhe përmbushur çdo nevojë që do të kërkohet nga ne, pavarësisht pozicioneve institucionale që kemi për t’u shërbyer vlerave dhe parimeve më të mëdha të njerëzimit, të interesit të vendit tonë, të interesit të popullit dhe kombit shqiptar! Jam i bindur që ne do t’ia dalim dhe do t’i arrijmë duke i përmbushur me sukses këto kontribute.” – u shpreh Presidenti.
Në Institucionin e Presidentit të Republikës ku u zhvillua kjo video-konferencë, ishin të pranishëm Zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Brigade Dedë Prenga, Komandanti i KFD-së Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandanti i KFT-së Gjeneral Brigade Nazmi Cahani, Komandantja e KDS-së Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu, Këshilltari Ushtarak i Presidentit Gjeneral Brigade Piro Ahmetaj, Drejtori i Kabinetit Ols Lafe, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Gjergj Lezhja, etj.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here