Flet Presidenti Bujar Nishani: Ja cfarë bisedova me shefin e CIA-s

Politikë

Presidenti Bujar Nishani, i cili nuk e ka fshehur ambicien për një mandat të dytë në krye të shtetit, ishte i ftuar në studion e “Tonight Ilva Tare”, në një intervistë për të gjithë përvojën e tij 5 vjeçare në krye të shtetit. Nishani ka rrëfyer edhe bisedën me Shefin e CIA-s, John Brennan, i cili vizitoi sot vendin tonë.

Tare: Jeni takuar me shefin e CIA-s. Për çfarë diskutuat?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nishani: Ishte takim shumë i rëndësishëm dhe miqësor. Ishte hera e parë që takoja një personalitet kaq të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për sa i takon proceseve që lidhen me garantimin e sigurisë. Shqipëria është angazhuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal, ku Shqipëria ka rol të rëndësishëm, çka edhe në takimin e sotëm morëm vlerësime të veçanta dhe në sfidat që janë evidente që ka të bëjë me grupet terroriste. Shqipëria ka qenë e prekur nga fenomeni i luftëtarëve të huaj. Vizita e drejtorit të CIA-s, ishte një tregues i fortë dhe sinjal i fortë i partneritetit të ngushtë dhe të bashkëpunimit që ka Shqipëria me SHBA për ruajtjen e sigurisë dhe paqes dhe ruajtjen e demokracisë.

Tare: Institucionet shqiptare kanë bashkëpunuar mirë?

Nishani: Bashkëpunimi nuk është gjithmonë i të njëjtit standard. Në shumicën dërmuese të rasteve që kanë të bëjnë me luftën kundër terrorizimit, bashkëpunimi midis institucioneve ka qenë shumë i mirë.

ME TE LEXUARAT