Ngjarje e rrallë/ Nëna nga Durrësi denoncon pas 21 vitesh zhdukjen e vajzës, befasuese arsyeja

Aktualitet

Një nënë nga Durrësi ditë më parë ka  denoncuar zhdukjen e vajzës së saj, 21 vite pasi kishte ikur nga banesa pa lënë gjurmë. Shtetësja O.K, 56-vjeç nga Durrësi, ka denoncuar për herë të parë me dokumentacion përkatës pranë komisariatit zhdukjen e vajza së saj me inicialet F.K, aktualisht 37 vjeçe, pasi më herët nuk e kishte ndjekur në rrugë zyrtare.

Ajo ka rrëfyer para oficerëve të policisë se vajza ishte zhdukur pa lënë gjurmë kur ishte vetëm 16 vjeçe, ndërsa ajo dyshon se ndodhet në Itali.

Ndër të tjera ajo tregon se kërkon që të kallëzojë zhdukjen e vajzës, pasi i duhen dokumentet që ajo është e vetme dhe se nuk ka mundësi financiare, për të fituar më pas dhe ndihmën ekonomike. Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, një 48-vjeçar nga Xhafzotaj i Durrësit ka denoncuar zhdukjen e vajzës së tij 23 vjeçe. Bëhet e ditur se më datën 9, shtetasi me inicialet A.L ka kallëzuar në polici se vajza e tij me inicialet S.L ishte larguar nga shtëpia që orës 16:00 të 8 dhjetorit.

ME TE LEXUARAT