Tenton të trafikojë 190 kg kanabis në portin e Durrësit, në pranga shijaksi(Emri/Video)

Aktualitet

durres-drogePolicia në portin e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Erblin Tuka, pasi tentoi të trafikonte 190 kg kanabis. Mësohet se shijaksi, tentoi të trafikonte kanabis nëpërmjet portit të Durrësit, por nuk ia ka dalë dot. Policia gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin me targa AA 045 ND, i drejtuar nga shijakasi, policia gjeti dhe sekuestroi plot 190 kg kanabis dhe arrestoi në flagrancë drejtuesin.

Njoftimi:“Më datë 30.11.2016, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin me targa AA 045 ND me drejtues shtetasin E.Tuka, shërbimet e Policisë kanë dyshuar se në brendësi të automjetit mund të kishte lëndë narkotike. Menjëhere shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar kamionin për tek Skaneri ku ka rezultuar se dyshemenë e kamionit kishte disa pako. Specialistët e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll të imtësishëm ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 158 pako me peshë rreth 190 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva”,- thuhet në deklaratën e policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

https://youtu.be/eeNbNuB8d5U

 

ME TE LEXUARAT