National Geographic: Arritjet mjedisore të vitit 2016

Kliko per me shume info

Me vitin 2017 disa orë larg dhe problemet mjedisore një ndër shqetësimet gjithnjë e në rritje të kësaj dekade, është momenti për të reflektuar mbi anët pozitive. National Geographic ka sjellë për botën e internetit një sërë arritjesh përsa u përket çështjeve ambientaliste të këtij viti.

Viti rekord i energjisë së rinovueshme

Kliko per me shume info

Për herë të parë, instalimi i kapaciteteve të reja të energjisë së rinovueshme, la pas kapacitetin gjenerues të lëndëve djegëse që vijnë nga fosilet. Në fjalë të tjera, nga të gjitha burimet e elektricitetit të instaluara rreth botës në vitin 2015, më shumë gigavatë fuqie u prodhuan nga burimet e energjisë së erës, diellit dhe të tjera burime të padëmshme. Pavarësisht se ky moment historik u shënua që në vitin 2015, raportet nuk erdhën gjer në vitin 2016. E gjithë kjo është pjesë e një tranziti global masiv i cili nuk duket të ndalet.

Fonde të reja për heqjen e digave

Pas projektit historik për të lëvizur digën nga lumi Elwha, shkencëtarë, aktivistë dhe fise indigjene amerikane kanë kërkuar heqjen e digave dhe për tre sisteme lumore në lindje të Amerikës. Ata shpresojnë që të ndiqet shembulli i lumit Elwha, duke qenë se vetë projekti dëshmoi se kjo mënyrë e të të vepruarit, funksionon. “Lumi Elwha është një kujtesë e asaj çfarë duhet të sakrifikojmë dhe sa e rëndësishme është që të mbrojmë ekosistemet që ne kemi,” është shprehur shkencëtarja Anne Shaffer për National Geographic në qershor.

Mbrojtja e oqeaneve botërorë

Mbrojtja e oqeaneve është veçanërisht e vështirë sepse shtrirjet e gjera të tyre bëjnë që njëkohësisht të jetë i përfshirë ndikimi i shumë shteteve. Këtë vit, kur u bë fjalë për hapësirat blu, u pa një rritje e mirëfilltë e kujdesit në arenën ndërkombëtare. Një komision i përbërë nga 25 shtete, si: Afrika Jugore, Mbretëria e Bashkuar, Brazili, Rusia vendosën një standard të ri në prezervimin e marinës internacionale.

Pakësimi i gazeve ftohës

Gazet ftohës të cilët përdoren në kondicionerë ose ngrirës, të quajtur hidrofluorokarbon, kanë pjesën e tyre të vogël në llogaritjen e emisioneve të gazit të efektit serrë. Këto kimikate lënë dhe më shumë pasoja në klimë, duke mbledhur më shumë nxehtësi sesa CO2. Pas një takimi në Ruandë në tetor, Departamenti i Shtetit të SHBA njoftoi se rreth 200 vende kishin rënë dakord që duke filluar nga viti 2019, bota do të fllojë eliminimin e përdorimit të shumicës së këtyre kimikateve sintetike, duke i zëvëndësuar me alternativa më të pastra. Kreu i OKB-së në lidhje me mjedisin, Erik Solheim, e cilësoi këtë veprim si “një deklaratë të qartë nga të gjithë udhëheqësit e botës se transformimi i gjelbër filluar në Paris, është i pakthyeshëm dhe i pandalshëm.”

/ National Geographic

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here