Mjekët tregojnë, ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një gotë verë çdo natë

Soft

Mjekët kanë këshilluar të konsumoni një gotë verë cdo natë. Dihet se alkooli është çelësi në piramidën ushqimore. Nëse ju pini shumë, atëherë ju do të shkatërroni shëndetin tuaj, duke rritur presionin arterial dhe rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme kanceroze. Por nëse ju nuk konsumoni fare, atëherë do të privoheni nga shërimi i sëmundjeve të ndryshme kardiovaskulare dhe i diabetit të tipit 2.

Sasia e rekomanduar ditore është një gotë mesatare vere në darkë pas ushqimit, ky rezultat është publikuar në Annals of Internal Medicine, shkruan Time, përcjellë gazetametro.net.

Kërkuesit nga Ben-Gurion University në Izrael donin të shikonin sa efektive dhe e sigurt është për një grup të caktuar njerëzish të cilët e kanë nën kontroll diabetin e tipit 2 dhe kanë një rrezik të ulët për të abuzuar me alkoolin.

Njerëzit me diabet të tipit 2 janë një kategori e rrezikuar për të zhvilluar probleme kardiovaskulare dhe kanë nivele më të ulëta të kolesterolit mbrojtës të zemrës HDL.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata zgjodhën 224 njerëz të cilët nuk pinin verë rregullisht dhe firmosën se do të fillonin të pinin njërën nga këto 3 gjëra: Në darkë njerëzit pas pune ose shkolle do të pinin ujë mineral, verë të bardhë ose verë të kuqe.

Nën kujdesin e specialistëve ata nisën një dietë mesdhetare me kalori strikte dhe e mbajtën këtë regjim për 2 vite. Pas 24 muajsh subjektet shkuan sërish tek shkencëtarët dhe personat që kishin pirë verë rregullisht një gotë në darkë i kishin nën kontroll glycemidet si dhe lipidet.

Gjithashtu ata ishin i vetmi grupim i cili kishte një metabolizëm më të ekuilibruar. Prandaj vera këshillohet të konsumohet, por vetëm 1 gotë.

ME TE LEXUARAT