Mitrovicë, u ekzekutua me katër plumba, flet familja viktimës: Ne e njohim vrasësin e djalit

Kosovë&Rajon

policia-mitroviceNjë i ri u vra sot në mëngjes ne Mitrovicë, i qëlluar me automatik nga bashkëmoshatarë të tij, ndërkohë që prindërit theksojnë se e dijnë vrasësin.

Në një prononcim për Gazetën Express, babai i të ndjerit tha se djalin ia qëlloi nxënësi ValdrinBeqiri nga Bajgora, bashkë me një të afërm të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai thotë se motivet nuk i di saktësisht, por mund të kenë të bëjnë me një konflikt të nisur në mes dy grupeve.

“Unë nuk e di qysh mundet me shku nxënësi me kallash në shkollë”, tha Abedini duke iu referuar nxënësit të gjimnazit ‘Frang Bradhi” nxënësi i së cilës dyshohet se e qëlloi viktimën me plumba të një kallashnikovi.

Deri më tash është bërë e ditur se njëri nga të dyshuarit është arrestuar. Gazeta Express merr vesh se pikërisht Valdrin Beqiri është kapur nga Polciia.

Vrasja ka ndodhur paraditen e së mërkurës, në rrugën "UÇK" në Mitorvicë. Aty ndodhen 5 shkolla, ndër to edhe gjimnazi “Frang Bardhi”, nxënës i së cilës ishte i dyshuari. I vrari është qëlluar me katër plumba pranë kazermës së FSK-së.

Viktima, 22-vjeçari Valon Sadiku ishte student në Fakultetin e Informatikës./Express/

ME TE LEXUARAT