Njihuni me misterin e mjekrës

Soft

Studimet kanë treguar se meshkujt me mjekër janë 38% më pak bujar, 36% më pak të dashur dhe 51% më pak gazmor se meshkujt pa mjekër...

Rritja e mjekrës është ndoshta gjëja më e mirë që një mashkull mund ta bëjë për fytyrën e tij, por përveç pamjes seksi që ajo i jep një mashkulli, ajo ka edhe përgjegjësi të madhe, transmeton gazeta KOHA. Më poshtë janë faktet të cilat nuk i keni dëgjuar ndoshta më parë për mjekrën:

– Studimet kanë treguar se meshkujt me mjekër janë 38% më pak bujar, 36% më pak të dashur dhe 51% më pak gazmor se meshkujt pa mjekër.

– Mjekra rritet më shpejtë gjatë stinës së verës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

– Shkencëtarët besojnë se mjekra ka këto efekte në fytyrën e mashkullit: e mbron fytyrën nga shumë elemente dhe krijon një linjë më të mirë të nofullës.

– 98% e listës së 100 meshkujve më të pasur në botë janë pa mjekër.

– 33% e meshkujve në SHBA mbajnë mjekër, kurse 55% në mbarë botën.

– Mes viteve 2008 dhe 2013, operacionet e “transplantit të mjekrës” janë rritur për 600% për shkak të rritjes së popullaritetit të mjekrës në botë.

– Mbajtja e mjekrës quhet ndryshe “pogonotrofi”.

– Në mesjetë, ta prekësh mjekrën e një mashkulli konsiderohej ofenduese dhe nxiste një duel.

– Meshkujt me mjekër u duken të tjerëve: më të vjetër, më të respektuar, më të fuqishëm dhe të një statusi më të lartë se sa ata pa mjekër.

– Studimet tregojnë se në një mesatare, femrave iu duket një mashkull 2 herë më shumë tërheqës se sa kur është i rruar.

– Koha mesatare që një mashkull shpenzon gjatë jetës së tij duke e rruar mjekrën është 3350 orë.

– Në vitin 345, Aleksandri i Madh ua ndaloi ushtarëve që të mbajnë mjekër. Kjo për arsye që të parandalonte që armiqtë gjatë betejave t’i kapnin ushtarët e tij për mjekre

– Abraham Lincoln e rriti mjekrën e tij të famshme pasi një vajzë e vogël i shkroi atij një letër ku i thoshte se ai do të dukej më mirë nëse do të kishte mjekër.

– Mjekra mund të ju ndihmojë që të mbani pluhurin larg fytyrës dhe të ju mbrojë nga alergjitë.

– Në Egjiptin e lashtë, mjekrat metalike ishin një shenjë e besimit dhe statusit. Madje edhe disa gra i kishin ato.

ME TE LEXUARAT