Meta: Ja kush është fajtor për lulëzimin e kanabisit në Shqipëri

Politikë

ilir-meta155Kryetari i LSI-së i ftuar në emisionin "Të paekspozuarit" ka folur për problemin e kultivimit të kanabisit në Shqipëri.

Meta tha se të gjitha palët kanë përgjegjësinë e vetë por në radhë të parë përgjegjësia i shkon organeve ligjzbatuese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kush është fajtori për lulëzimin e drogës në vendin tonë?

"Përgjegjësinë e kemi të gjithë, në radhë të parë e kanë organeve e ligjzbatimi. Dhe në radhë të parë e ka politika sepse ky nuk është një fenomen i ri. Ka qenë Lazarati që për arsye politike është toleruar për një kohë të gjatë"- u shpreh Meta.

Meta shtoi se këtij problemi duhet ti gjendet një zgjidhje përfundimtare.

"Këtij problemi duhet t’i jepet një zgjidhje përfundimtare, politizimi nuk ndihmon në luftimin e këtij fenomeni. Kemi edhe një instutucion Italian të dhënat e të cilit janë shqetësuese por edhe inkurajuese për rastet që po goditen ditë për ditë. Këtu ka institucione, ka përgjegjësi. Edhe raporti i Komisionit Europian është i balancuar"- shtoi kreu i Kuvendit.

ME TE LEXUARAT