Mekanizmi i pezullimit të lëvizjes pa viza, miratohet rregullorja e re

Bota

Këshilli i Europës, Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian miratuan marrëveshjen për rregulloren e re të mekanizmit të pezullimit të heqjes së vizave.

Arsyet që mund të çojnë në pezullim janë zgjeruar, duke përfshirë rënien e bashkëpunimit për riatdhesim, rritjen e normës së refuzimit të aplikimeve për riatdhesim, përfshi këtu edhe për shtetasit e vendeve të treta në tranzit, si dhe rritjen e rrezikut ndaj rendit publik apo sigurisë së brendshme të vendeve anëtare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përdorimi i këtij mekanizmi lehtësohet gjithashtu edhe me shkurtimin e periudhave të referencave, veçanërisht referimit të rrethanave krahasimore me vitin e kaluar apo përpara liberalizmit të vizave, nga 6 muaj në dy muaj.

Kjo e bën më të lehtë për vendet anëtare që të njoftojnë mbi rrethanat që mund të çojnë në pezullim, duke i mundësuar Komisionit të aktivizojë mekanizmin edhe me nismën e vet.

Pezullimi mund të aktivizohet me një njoftim nga një vend anëtar, ose nga Komisioni. Një mekanizëm monitorues është prezantuar gjithashtu, i cili synon të garantojë se vendet e treta që kanë përfituar nga heqja e vizave pas dialogut për liberalizim, vazhdojnë të përmbushin kriteret e vendosura që i kanë dhënë atij vendi këtë përfitim.

ME TE LEXUARAT