Medelin, grabitet killeri i rekrutuar për të vrarë Escobarin

Bota

escobariI rekrutuari me synimin për të vrarë ish-bosin kolumbian të drogës, Pablo Escobar, ka bërë të ditur se ka rënë prè e një grabitjeje në qytetin e dytë më të madh të Kolumbisë, Medelin.

Jhon Jairo Velasquez, i njohur edhe si “Popeye”, tha se ishin dy burra me motoçikleta, të cilët iu afruan atij teksa ngiste automjetin. Ata i kanë drejtuar armët dhe mundën t’i merrnin atij syzet e një marke luksoze, dy byzylykë ari dhe një telefon celular.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Velasquez doli nga burgu në vitin 2014, pasi kaloi në të plot 22 vite me akuzën e vrasjes. Ai ka rrëfyer se kishte vrarë 300 persona, ndërkohë që ka pasur gisht edhe në vrasjen e 3.000 të tjerë në vitet ’80-’90, kur ishte në krye të një skuadre vrasësish që punonin për kartelin e drogës së Medelinit.

Që prej lirimit të tij, ai jeton në Medelin dhe transmeton rregullisht mesazhe përmes kanalit të tij në Youtube, duke komentuar thuajse gjithçka, që nga politika kolumbiane, e deri te arratisja dhe rikapja e lordit meksikan të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman.

Velasquez pretendon se është hera e dytë që grabitet në të njëjtën mënyrë, por policia bën të ditur se ai nuk i ka raportuar incidentet. Ngjarja e mëparshme, sipas tij, ka ndodhur disa muaj më parë, por asaj kohe ai kishte mundur të godiste njërin prej grabitësve me makinën e tij.

Velasquez shprehet gjithashtu se kësaj radhe nuk bëri rezistencë, për shkak se avokati i tij e kishte këshilluar të qëndronte brenda kornizave të të ligjshmes.

Ish-vrasësi kritikoi gjithashtu kryebashkiakun e Medelinit, Federico Gutierrez për atë që ai e quan si mungesë e sigurisë në qytet. “Kryebashkiaku është një idiot, qyteti është totalisht në duart e grabitësve me motoçikleta”, tha ai.

Në kundërpërgjigje të akuzës, Gutierrez shkroi në “Twitter”: “Është shqetësuese fakti që dikush, i cili ka shkaktuar aq shumë dëme, të më japë mua moralitet. Ne jemi duke e luftuar ilegalitetin që ai ndihmoi të krijohej”.

Banorët e Medelinit reaguan gjithashtu nëpër rrjete sociale, duke vënë në dukje ironinë e një personi, që dikur shkaktoi kaq shumë terror në qytet, e që tashmë ka rënë prè e një përpjekjeje kriminale./tch

ME TE LEXUARAT