Mashtrimi/ Bien në pranga 3 persona, tentuan t'i merrnin 280 euro një 28-vjecari

Aktualitet

policia2015Tre persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi dy muaj më parë tentuan t’i vjedhin me anë të mashtrimit 280 euro një 28-vjeçari nga Kavaja.

Mësohet se në pranga kanë rënë: Oligerta Bodini 19 vjeçe, banuese në Rrogozhinë, Edmond Sina 33 vjeç, banues në Lushnjë, dhe Marim Lekaj 30 vjeç, banues në Lushnjë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Më datë 13.10.2016, në lagjen Nr.13 Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur një celular dhe kanë tentuar t’i vjedhin më anë të mashtrimit, rreth 280 € shtetasit A.Xh. 28 vjeç, banues në Kavajë”, thuhet në njoftim e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja” në bashkëpunim dhen ”Mashtrimi” në bashkëpunim, mbetur në tentativë parashikuar në nenet 134/2.

ME TE LEXUARAT