Makinat i gjymtojnë trupin, identifikohet viktima, bie në pranga shoferja 23-vjeçare

Aktualitet

durres-tiraneAksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e shkuar, ku një mjet përplasi një kombësor, ku më pas makinat e tjera kanë kaluar sipër trupit të tij. Mësohet se viktima, është një 75-vjeçar me iniciale R.H, banues në Durrës. Sipas raportimeve të policisë, është arrestuar drejtuesja e mjetit “Volzvagen CADDY”, Tesi Hysi, e cila pas aksidentit të mbrëmshëm pasoi një tronditje të madhe dhe u shtrua në spitalin e Durrësit.

Njoftimi policisë:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tesi Hysi, 23 vjeçe, banuese në Durrës.

Më datë 02.12.2016, rreth orës 18:40, në autostradën Titanë – Durrës, duke drejtuar mjetin tip Volzvagen CADDY me targa DR 5189 E, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin këmbësor R.H. 75 vjeç, banues në Durrës.

Viktima ka qenë duke kaluar trafik-ndarësen në momentin që ka ndodhur aksidenti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”parashikuar në nenin 290/3 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT