Lirohet nga burgu 5 vjet para kohe Lul Berisha, kapo i Bandës së Durrësit

Aktualitet

lul-berishaaGjykata e Apelit Durrës ka panuar të lirojë nga burgu Lulzim Berishën, ish kapon e bandes se Durresit.

Ne kohen kur i kanë mbetur ende 5 vite burg për të vuajtur, i akuzuari si kreu i “Bandës së Durrësit”, do të qëndrojë në liri me kusht. Vendimi është marrë gjatë ditës së hënë, pas pretendimit të tij se është i sëmurë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lulzim Berisha njihet si kreu i grupit të strukturuar kriminal të ashtuquajtur “Banda e Durrësit”. Rezulton i dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Lartë, e cila rrëzoi burgimin e përjetshëm e dhënë nga dy gjykata e mëposhtme për të.

Organi i akuzes ka bere me dije se Lul Berisha eshte person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i shpallur fajtor për akuzat e vrasjes, drejtimit të grupit kriminal,etj.

Banda mori emrin e qytetit bregdetar të Durrësit prej vitit 1998, kur Lulzim Berisha, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.

Sipas prokurorise, seriali i vrasjeve u bë edhe më i qartë kur në pranverën e vitit 2006 u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë.

ME TE LEXUARAT