Municione luftarake në shtëpi, bie në pranga 30 – vjeçari, ja emri

Aktualitet

Efektivët e Policisë kanë arrestuar në Gramsh një 30-vjecar, pasi në banesë iu gjetën municione luftarake.

Policia njofton se në pranga ka rënë Bledar Kumrija, banues në fshatin Pishaj. Gjatë kontrollit të ushtruar nga specialistët e Krimeve të Rënda, në banesën e 30 – vjeçarit u gjetën 11 copë kaseta metalike, ku secila ka 720 copë fishekë model 56 kalibër 7.62 mm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kontrolli në banesën e Kumrijas erdhi në bazë të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan të lëshuar gjatë ditës së mërkurë.

ME TE LEXUARAT