Luana Vjollca konfirmon atë që pritej prej kohësh...

Showbiz

luana-vjollca-plazhQershori i këtij viti ishte periudha e fundit kur kemi mundur ta shohim Luana Vjollcën në ekran.luana

Prezantuesja e njohur pas përmbylljes së sezonit me rubrikën e saj ‘Pa limit’ tek ‘E diell’ më nuk startoi punën as në Shtator e as Tetor meqenëse fati i programit që nuk ia doli të konkurojë në shifra audience me televizionin Klan nuk u kuptua.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por ishte suksesi i rubrikës që Luana drejtonte ai që bëri që në qarqe mediatike të përflitej se ‘Pa limit’ do jetë emision në vete e kjo tashmë është konfirmuar.

Paralajmërimin e ka bërë vetë prezantuesja e cila në një imazh përkrah aktorëve ku mungojnë Devi dhe Dori që tashmë moderojnë ‘Fiks fare’ ka deklaruar se rikthimi i ‘Pa limit’ do ndodhë shpejt.

Nuk dihet akoma se kur saktësisht do startojë programi teksa informacione nuk ka as për ‘E diell’ që mbase do drejtohet nga Adi Krasta, i rikthyer në Top Channel dy muaj më parë. /Prive/

ME TE LEXUARAT